
Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin do të takohet ditën e sotme me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, temë e bisedimeve mes presidentit rus dhe zëvendëskryeministrit do të jetë situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se Vulin, është përgjegjës në qeverinë serbe, për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në emër të Vuçiç.
Zëvendëskryeministri i Serbisë do të diskutojë çështjet aktuale me presidentin rus dhe gjithçka që lidhet me situatën në Ballkan. Ajo është ende objekt i shqetësimit tonë të thellë.
“Putin dhe Vulin do të takohen në vazhdën e Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok. Takimi i paralajmëruar është kritikuar nga Bashkimi Europian”, tha Peskov.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Brukseli tha se një hap i tillë nuk është në përputhje me vlerat e bllokut e as me procesin e anëtarësimit në të.
“Bashkimi Evropian ka qenë tejet I qartë me partnerët: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në reagimin e BE.
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç replikoi se nuk ka asgjë të tmerrshme tek fakti që Vulin do të takojë Putinin. Teksa kujtoi se nuk i kanë ndërprerë asnjëherë marrëdhëniet diplomatike me Moskën, ai u shpreh se Beogradi nuk inkurajon as luftën e as shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.
Lini një Përgjigje