
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba jep dorëheqjen.
Masakra nga raketat ruse Iskander në Poltava, me 51 ushtarakë të spiunazhit teknologjiko-kibernetik të vrarë dhe rreth 200 të plagosur, çon drejt dorëheqjes edhe ministrin më të rëndësishëm të kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Mediat njoftojnë se pas 3 ministrave ditën e djeshme (3 Shtator), ka dhënë dorëheqjen edhe ministri i jashtëm, Dmytro Kuleba.
Presidenti ukrainas njoftoi ndryshime thelbësore në përbërjen e qeverisë dhe të zyrës presidenciale.
"Vjeshta do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ukrainën. Dhe institucionet tona shtetërore duhet të jenë gati”, tha ai.
Sulmet me raketa mëngjesin e së martës shkatërruan edhe një shollë dhe një spital.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, njoftohet se e ka dorëzuar dorëheqjen e tij në një letër drejtuar Verkhovna Rada (Parlamentit), siç njoftoi kreu i Dhomës, Ruslan Stefanchuk, në llogarinë e tij në Facebook, raporton “La Repubblica”.
“Rada Verkhovna ka marrë një deklaratë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës për dorëheqjen e tij”, shkroi Stefanchuk.
Kuleba është anëtari i fundit i profilit të lartë i kabinetit të Presidentit Volodymir Zelenski që jep dorëheqjen, ndërsa pushtimi i Rusisë po vazhdon dhe vendi pret vizitën e Joe Biden gjatë shtatorit. Si kryediplomati i Ukrainës, Kuleba ka qenë një personazh i shquar në administratën e Zelenski dhe një nga më të përballurit me publikun, veçanërisht jashtë shtetit.
Parlamenti i Ukrainës do të shqyrtojë dorëheqjen e ministrit të Jashtëm në një nga mbledhjet e tij plenare që do të mbahet shumë shpejt.
“Siç u premtua, një rivendosje e madhe e qeverisë mund të pritet këtë javë. Më shumë se 50% e stafit të Kabinetit të Ministrave do të ndryshohet”, tha Davyd Arakhamia, udhëheqësi i shumicës së parlamentit të Ukrainës në Telegram, duke shtuar se anëtarët e rinj do të emërohen menjëherë.
Tre ministra ukrainas dhanë dorëheqjen dje, teksa Kryetari i Parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023, ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe ministri i Mjedisit, Ruslan Strilets, paraqitën letrën e dorëheqjes.
Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm (4 Shtator), Rusia bombardoi me të paktën 17 raketa e dronë edhe Lvivin, duke lënë deri tani një bilanc me 2 të vdekur dhe 19 të plagosur. Një prej viktimave mësohet se është fëmijë 14-vjeçar. Të dëmtuarit janë kryesisht civilë.
Lini një Përgjigje