TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Gusht 2023, 21:23

Evakuohen 12 mijë civilë ukrainas, shkak sulmet me raketa nga Rusia

Shkruar nga Pamfleti

Evakuohen 12 mijë civilë ukrainas, shkak sulmet me raketa nga Rusia

Një version modern i Dunkirk pritet të përjetohet nga 12,000 njerëz që jetojnë në 37 qytete dhe fshatra në Ukrainë, mes një përpjekjeje të bashkërenduar nga Rusia për të shtyrë trupat e saj përtej vijës së frontit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Qytetarët e prekur pritet të evakuohen, për t’i shpëtur sulmeve ruse. Ato qytetarë që nuk do duan të braktisin banesat e tyre, sipas autoriteteve vendase do të duhet të nënshkruajnë një dokument ku deklarojnë se janë të vetëdijshëm mbi rreziqet me të cilat përballen, pasi në zonë ka bombardime ruse.

Qyteti i Kupyansk përballet me kërcënimin e riokupimit nga pala ruse. Në 24 orët e fundit, forcat ruse janë kundërpërgjigjur në disa zona. Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hana Maliar, deklaroi se Rusia ka formuar një grup sulmues dhe po përpiqet të përparojë në qytetin e kontrolluar nga Ukraina”.

ukrainë sulmet

Lini një Përgjigje