TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Gusht 2023, 19:29

Përplasjet Bjellorusi-Poloni, Lukashenko "e dredh": Nuk mund të humbasim lidhjet me BE-në!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet Bjellorusi-Poloni, Lukashenko "e dredh": Nuk mund
Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u shpreh se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e Bashkimit Evropian, por parësore janë interesat e vendit të tij.

Lukashenko komentoi edhe tensionet e fundit me Poloninë, të cilat rezultuan në dërgimin e forcave shtesë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë, duke folur në aeroportin kombëtar të Mniskut, kryeqytetit të vendit.

Sakaq ai tha se qeveri polake po e përshkallëzon situatën për të treguar forcën e saj ushtarake, teksa shtoi se po shtyhet nga Shtetet e Bashkuara.

Në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Varshavën, lideri bjellorus tha se i ka sugjeruar kryeministrit të vendit të zhvillojë një takim me liderin polak.

Lini një Përgjigje