TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Janar 2025, 14:23

Ekzekutoi 12 persona dhe më pas vrau veten, policia gjen 80 plumba në xhepat e autorit në Mal të Zi

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi 12 persona dhe më pas vrau veten, policia gjen 80 plumba në

Tetëdhjetë plumba janë gjetur në xhepat e Aco Martinoviçit nga Cetinja, autori i vrasjes së 12 bashkëqytetarëve dhe plagosjes së katër të tjerëve, dje në Prijestonicë.

Përveç municionit të gjetur në xhepat e tij, në karikatorin e pistoletës i janë gjetur edhe disa fishekë të tjerë të kalibrit 9 mm, mëson jozyrtarisht Vijesti.

45-vjeçari u plagos mbrëmë pranë shtëpisë së familjes në Prijestonicë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin Danilo në Cetinje.

Kujtojmë se dje, pak pas orës 17:30, në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive, Martinoviç vrau katër persona.

Pas kësaj, ai vrau katër persona të tjerë dhe plagosi një person në Bajice, dhe më pas vrau dy fëmijë në vendbanimin Humci e më pas motrën e tij dhe një person tjetër në Donji Kraji. Në fund ai vrau veten me një plumb në kokë, fare pranë banesës së tij.

 

 

 

Lini një Përgjigje