TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Janar 2025, 13:49

28 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur në 48 orë/ Aktet ekstremiste, problemi kryesor për botën në 2025-ën!

Shkruar nga Pamfleti

28 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur në 48 orë/ Aktet

Në vetëm 48 orë, janë regjistruar 28 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur nga aktet ekstremiste.

Ekstremizmi ishte një nga problemet më të përfolura në vitin që lamë pas dhe me shumë gjasa viti 2025 do të karakterizohet nga akte të tilla. Kjo vihet re edhe nga vetë fakti se vetëm në 48 orët e para të vitit të ri janë regjistruar një seri sulmesh ekstremiste, të cilat kanë shkaktuar një numër të madh viktimash.

Tre prej sulmeve kanë ndodhur në SHBA dhe një në Mal të Zi. Sulmi i parë ishte ai i ndodhur para hotleti të presidentit të zgjdhur Donald Trump në Las Vegas, ku një makinë Tesla e parkuara aty pranë shpërtheu duke vrarë 1 persona dhe duke plagour 7 të tjerë. Brenda makinës rezultoi se kishte lëndë shpërthyese.

Sulmi i dytë në pothuajse të njëjtën kohë, ndodhi në Nju Orlins, ku një 42-vjeçar i identifikuar si Shamsud-Din Jabbar, mori përpara me makinën e tij turmat e njerëzve, duke vrarë 15 persona dhe lënë disa dhjetëra të plagosur.

Dy ngjarjet sipas autoriteteve, kanë lidhje me njër-tjetrën dhe po hetohet për të parë se kush fshihet pas sulmeve.

Një rast i tretë ishta i rregjistruar në Queens të Nju Jorkut, ku nga të shtënat me armë në një klub nate, u plagosën 11 persona.

Rasti i fundit ishte në Ballkan, në Mal të Zi ku autori i identifikuar si Aco Martinoviç qëlloi për vdekje 12 persona, mes tyre dhe dy fëmijë, si dhe plagosi 4 të tjerë para se të vetëvritej pranë banesës së tij.

Autori dyshohet se ka pasur një debat dhe është përleshur në lokal, më pas ai ka shkuar në shtëpi dhe pas një kohe të shkurtër është kthyer i armatosur. Ai ka qëlluar në tavernë dhe besohet se aty ka vrarë katër persona. Pas kësaj, ai udhëtoi me makinën e tij në tre adresa të ndryshme në Cetinje dhe në dy vende të tjera ku vrau dhe plagosi disa njerëz, duke përfshirë dy fëmijë dhe disa anëtarë të familjes së tij.

Edhe pse autoritetet atje raportuan se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin apo urrejtjen, rastet e sulmeve masive po shtohen dita e ditës. Vetë Mali i Zi është goditur dy herë brenda dy viteve në po të njëjtën periudhë të ndërrimit të viteve nga ngjarje të tilla. Pse jo edhe të frymëzuara nga ngjarje të tilla në Amerikë, trendi i ekstremizmit po transportohet drjet Europës dhe Ballkanit. 

Në vetëm 48 orë, janë regjistruar 28 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur nga aktet ekstremiste. Një bilanc i frikshëm për vitin 2025. Duke marrë parasysh këtu faktin se ngjarje të tilla nxiten edhe nga politikanët ekstremistë të cilët po fitojnë terren në arenën botërore, raste të tilla rrezikojnë të përsëriten gjatë vitit 2025./Pamfleti

Lini një Përgjigje