
Mëngjesin pas protestave ndoshta më masive në Serbi, kur dhjetëra mijëra qytetarë marshuan nëpër rrugët e Beogradit, presidenti Aleksandër Vuçiç reagoi në Instagram.
Pa komentuar kërkesat e protestave, ai shqiptoi jo një përafrim, por një fjali identike të njeriut që u rrëzua nga pushteti pas protestave të vitit 2000. Vuçiç foli me fjalët e Sllobodan Millosheviçit.
“Dikush nga jashtë nuk po e shkatërron Serbinë për shkak të Vuçiçit, por po e shkatërron Vuçiçin për shkak të Serbisë”, tha ai. Por 23 vite më parë ish shefi i tij shprehej: “Ata nuk po sulmojnë Serbinë për shkak të Millosheviçit, por Millosheviçin për shkak të Serbisë”.
Sipas “Nova.rs”, si zakonisht, ai paraqitet si viktimë, duke përdorur fjalët e dikujt që më shumë se 20 vjet më parë ishte në një situatë të ngjashme me të. “New York Times” dhe “Washington Post” mund të mos e dinë pse presidenti aktual po e citon të rrëzuarin, por qytetarët e Serbisë kujtojnë se ishte Vuçiç ai që ishte Ministër i Informacionit në kohën e sundimit të Sllobodan Millosheviçit.
Kështu vendosi të mbrohej krahu dikur radikal, tani përparimtar, ashtu siç u përpoq Millosheviçi në vitin fatal 2000.
Lini një Përgjigje