TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2023, 18:26

“Shhhhht...!”, Kievi thirrje trupave për heshtje strategjike: Armiku nuk duhet ta dijë kur do të nisë kundërofensiva

Shkruar nga Pamfleti

“Shhhhht...!”, Kievi thirrje trupave për heshtje strategjike:

Kievi ka nisur një fushatë, ku ju kërkon ushtareve të saj që të mbajnë heshtje të plotë operacionale rreth kundërsulmit të shumëpritur kundër forcave ruse.

Pamjet e një video sensibilizuese, shfaqin trupa ukrainase të maskuara të vijës së parë që bëjnë gjeste për heshtje mes zhurmës së largët të artilerisë dhe të shtënave.

Video përfundon me imazhet e avionëve luftarakë F-16 në fluturim, të lakmuar prej kohësh nga Kievi, ndërsa kërkon të forcojë mbrojtjen e tij ajrore kundër raketave dhe dronëve rusë.

Autoritetet ditët e fundit kanë goditur qytetarët që shpërndajnë imazhe ose pamje të sistemeve të mbrojtjes ajrore që rrëzojnë raketat ruse.

'Planet e duan heshtjen. Nuk do të ketë asnjë njoftim për fillimin”, tha ministria në një video të postuar në kanalet zyrtare Telegram, duke iu referuar me sa duket kundërofensivës.

Parashikimet janë rritur rreth asaj që pritet të jetë një sulm i gjerë nga forcat ukrainase për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia në lindje dhe jug. Plani vjen pas disa muajsh përleshje rreth qytetit të shkatërruar të Bakhmutit në Ukrainën lindore, në atë që ishte bërë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës.

Zyrtarët ukrainas kanë dekurajuar vazhdimisht spekulimet publike mbi operacionin kundërsulmues, duke thënë se ai mund të ndihmojë armikun.

Aleatët perëndimorë të Kievit në muajt e fundit kanë ofruar armë, forca të blinduara dhe municione për kundërsulmin, për të cilën ekspertët ushtarakë kanë thënë se mund të jenë të vështira kundër forcave ruse.

Kievi shpreson se një kundërofensivë për të rimarrë territorin do të ndryshojë dinamikën e luftës që është ndezur që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj më të vogël 15 muaj më parë.

ukraina ushtarët heshtje

Lini një Përgjigje