TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Qershor 2023, 15:06

“Shumë ushtarë do të vdesin”, Zelensky njofton se Ukraina është gati të nisë kundërofensivën

Shkruar nga Pamfleti

“Shumë ushtarë do të vdesin”, Zelensky njofton se

Ukraina është e gatshme të nisë kundërsulmimin e saj të shumëpritur në luftën kundër Rusisë, kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një intervistë ekskluzive për “The Wall Street Journal”.

“Mendoj se nga sot jemi gati ta bëjmë. Ne do të donim të kishim disa gjëra shtesë, por nuk mund të presim për muaj të tërë”, tha Zelensky.

Presidenti tha se beson se kundërsulmi do të jetë i suksesshme, por nuk është i sigurt se sa kohë do të zgjasë.

Të gjithë e dinë shumë mirë se çdo kundërsulm në botë pa kontroll në qiell është shumë i rrezikshëm. Imagjinoni se çfarë ndjen një ushtarak, duke e ditur se ai nuk ka një "çati" dhe ai nuk mund ta kuptojë se si e kanë atë vendet fqinje," tha Zelensky, duke kujtuar fushatën e tij të vazhdueshme për aleatët për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F- 16 .

Sipas WSJ, Zelensky pranoi epërsinë e Rusisë në qiej, duke shtuar se mungesa e mbrojtjes kundër fuqisë ajrore ruse do të thotë që një numër i madh ushtarësh do të vdesin gjatë kundërofensive.

Nëse të gjithë e dinë se ne kemi nevojë për mbrojtjen për qiellin tonë, atëherë cili është problemi me dhënien e avionëve modernë? Cila është çështja?” përfundoi ai.

zelensky ukraina kundërofensiva

Lini një Përgjigje