
Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës do të rezultojë në marrjen e territoreve të rëndësishme strategjike nga Kievi.
Këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan u shpreh se pret rezultate pozitive nga kundërofensiva që pritet të nisë këtë verë.
“Saktësisht nuk e di në cilat vende do të nisë sulmi, por kjo do të varet nga zhvillimet në terren. Por ne besojmë se ukrainasit do të kenë sukses në këtë kundërofensivë”, tha ai.
I pyetur nëse kjo do të thoshte se ai priste një formë negociatash deri në fund të këtij viti, Sullivan tha se nuk do të jepte asnjë lloj afati, por tha se zhvillimet në fushën e betejës do të kenë një "ndikim të madh" në çdo negociatë të ardhshme.
“Por ajo që do të them është kjo: vetë Presidenti Zelensky ka thënë se kjo luftë do të përfundojë përfundimisht përmes diplomacisë”, tha Sullivan.
Lini një Përgjigje