TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2026, 07:48

"E di që është pak e madhe për ty"/ Publikohen email-et, si agjenti i modeleve i ‘ofronte’ Epstein vajza të mitura

Shkruar nga Pamfleti
"E di që është pak e madhe për ty"/ Publikohen
Ramsey Elkholy- Epstein

Disa email-e të publikuara së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë zbulojnë komunikime të vazhdueshme mes një agjenti modelesh dhe financierit të ndjerë Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.

Sipas dokumenteve, Ramsey Elkholy i ka dërguar qindra email-e Epstein-it gjatë periudhës 2009–2019. Në këto komunikime, ai përshkruante modele të reja, shpesh duke komentuar mbi pamjen e tyre fizike dhe qëndrimet ndaj marrëdhënieve intime. Në disa raste, ai sugjeronte drejtpërdrejt takime me gra të reja, përfshirë edhe vajza që sapo kishin mbushur moshën 18 vjeç.

Në një prej email-eve të vitit 2011, Elkholy i referohet një vajze në të 20-at si “në nevojë për para”, duke i sugjeruar Epstein-it: “I dashur Jeffrey, të lutem provoje në shtrat”.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se ai propozonte investime në industrinë e modës në Brazil, si një mënyrë për të zgjeruar rrjetin e kontakteve me modele.

Në një reagim për BBC, Elkholy ka shprehur keqardhje për gjuhën e përdorur në disa prej mesazheve dhe për lidhjen me Epstein, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për abuzimet e tij.

Sipas autoriteteve federale amerikane, komunikimet mes tyre shpesh përqendroheshin te sigurimi i aksesit ndaj vajzave të reja në industrinë e modelimit. Dokumentet sugjerojnë gjithashtu lidhje më të gjera të Epstein në këtë industri, përfshirë kontakte të mundshme me figura dhe kompani të njohura ndërkombëtare.

Email-et përmendin edhe emra të njohur të industrisë së modës dhe lidhje me agjentë të tjerë, përfshirë Jean-Luc Brunel, i cili u gjet i vdekur në një burg në Paris në vitin 2022, ndërsa ishte nën hetim për akuza të rënda.

Sipas FBI-së, numri i viktimave të Epstein mund të arrijë deri në 1,000 gra dhe vajza. Dokumentet e fundit konsiderohen si një tjetër provë e rrjetit të gjerë të kontakteve që ai kishte ndërtuar ndër vite.

Lini një Përgjigje