Presidenti i SHBA, Donald Trump ka komentuar sërish mospëlqimin i tij për aleancën e NATO-s.
Ai thotë se është "shumë i zhgënjyer" me NATO-n që nuk e ndihmoi SHBA-në me luftën e Iranit.
"Gjithmonë kam thënë se NATO është një tigër letre."
"Nëse do të ndodhte ndonjëherë një luftë e madhe, ju garantoj se ata nuk do të ishin atje," shton Trump, me sa duket duke iu referuar një Lufte të Tretë Botërore të mundshme.
"Ata bënë një gabim të madh, ata nuk ishin atje," shton Trump.
Trump përmend konkretisht Emmanuel Macron të Francës dhe Friedrich Merz të Gjermanisë, duke thënë se ata janë "miq" të tij, por duke i kritikuar ata që thanë se Irani nuk është lufta e tyre.
"Epo, Ukraina nuk është lufta jonë, por ne i ndihmuam ata," thotë Trump.
Presidenti Trump tha se lufta "nuk ka mbaruar ende" dhe se SHBA-së i kanë mbetur "3,554 objektiva të tjerë" për të goditur. Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se SHBA-të mund të arrijnë objektivat e tyre "pa trupa tokësore" dhe se lufta mund të përfundojë brenda disa javësh.
Ndërkohë aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush pritet të vendoset në një zonë pranë konfliktit, sipas. Nuk është e qartë nëse do t'u bashkohet apo do t'i zëvendësojë aeroplanmbajtëset amerikane që ndodhen tashmë në rajon. Gjithashtu po vendosen më shumë se 1,000 ushtarë shkruan CNN.
Lini një Përgjigje