I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, tha sot se beson që do të ketë takime për të negociuar me Iranin “këtë javë”.
“Mendojmë se do të ketë takime këtë javë. Sigurisht që shpresojmë për këtë. Anijet po kalojnë. Ky është një shenjë shumë, shumë e mirë. Kemi një shtyrje; kemi një zgjatje. E shohim si diçka vërtet pozitive”, tha Witkoff në një konferencë në Miami.
Komentet e Witkoff vijnë ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se SHBA-të ende nuk kanë marrë një përgjigje iraniane për propozimin prej 15 pikash që administrata Trump paraqiti në tryezë për negociatat për t'i dhënë fund luftës me Iranin, duke thënë se kjo mund të vijë në çdo moment. Media shtetërore iraniane ka raportuar se Teherani e ka refuzuar këtë ofertë.
“Nuk e kemi marrë ende. Shikoni, kemi mesazhe. Kemi pasur një shkëmbim mesazhesh dhe indikacionesh nga sistemi iranian, çfarëdo që ka mbetur prej tij, në lidhje me një gatishmëri për të folur për gjëra të caktuara”, tha Rubio për CNN.
Ai shtoi se SHBA-të po presin sqarime se kush do të jetë në anën tjetër të tryezës për Iranin, pasi sulmet amerikane dhe izraelite rezultuan në vdekjen e shumë udhëheqësve iranianë.
Lini një Përgjigje