Pas bllokimit në bisedimet SHBA-Iran në Islamabad, Presidenti i SHBA-së Donald Trump postoi një artikull në platformën Truth Social ku përmend mundësinë e vendosjes së një bllokade detare ndaj Iranit nëse Teherani nuk pranon kërkesat e SHBA-së.
Artikulli, i titulluar "Karta e Trump nëse Irani nuk tërhiqet: Një bllokadë detare", u botua nga media pro-Trump, 'Just the News' që argumenton se një masë e tillë mund të dëmtojë seriozisht ekonominë iraniane, ndërsa ushtron presion mbi vende të tilla si Kina dhe India , të cilat janë ndër blerësit kryesorë të naftës iraniane.
Sipas botimit, një masë e mundshme bllokade do të bazohej në një strategji të mëparshme sanksionesh dhe kufizimesh, që synonin rritjen e presionit negociues mbi Teheranin.
Reagimi i Iranit: SHBA-të kërkesa të tepruara
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, dha një deklaratë mbi statusin e bisedimeve të paqes me SHBA-të.
Në një postim në rrjetet sociale, Baqaei i përshkruan bisedimet si “intensive”, por thotë se suksesi i negociatave në vazhdim “varet nga serioziteti dhe vullneti i mirë i palës tjetër”.
Baqaei gjithashtu i bën thirrje Uashingtonit të përmbahet nga “kërkesa të tepruara dhe të padrejta” dhe të pranojë “të drejtat dhe interesat legjitime” të Iranit.
Ndër temat që ai thotë se po diskutohen janë Ngushtica e Hormuzit, programi bërthamor i Iranit dhe “përfundimi i plotë i luftës në Iran”.
Lini një Përgjigje