TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Gusht 2025, 22:25

Deputeti ukrainas pesimist për Samitin SHBA-Rusi: Nuk kam pritshmëri të mëdha nga takimi Trump-Putin 

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti ukrainas pesimist për Samitin SHBA-Rusi: Nuk kam pritshmëri
Pavarësisht entuziazmit që ka shpërthyer në Uashington lidhur me takimin mes Presidentit Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, në Ukrainë situata duket e vakët.  

Përtej falenderimeve, disi të sforcuara të Zelenskyt ndaj Trumpit dhe SHBA-ve, ukrainasit duket se janë mosbesues ndaj këtij samiti SHBA-Rusi.   

Një deputet ukrainas, në një intervistë për ‘Sky News’ tha se nuk ka “pritshmëri të mëdha” përpara takimit të Donald Trump me Vladimir Putinin nesër në Alaska. 

"Kemi pasur një numër emocionesh të ngjashme, pesë ose gjashtë herë më parë kur Trump njoftonte kontaktet personale me Putinin. Të gjitha këto përpjekje nuk sollën asgjë, absolutisht asgjë", tha Andrii Osadchuk. 

Më tej ai theksoi se pas çdo bisede telefonike me Trumpin, Putin lëshonte raketa mbi Kievin dhe qytete të tjera ukrainase. 
Osadchuk shpjegoi se ai "padyshim i mirëpret" përpjekjet e Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por tha se nuk ishte shumë optimist për bisedimet e ardhshme. 
 

Lini një Përgjigje