
Presidenti Donald Trump ka sugjeruar se udhëheqësit evropianë do të mund të marrin pjesë në takimin e radhës mes Putinit dhe Zelenskyt, një ndryshim 180 gradë ky me atë të pak ditëve më parë.
Ndërkohë që i pyetur në lidhje me takimin e tij me Vladimir Putin nesër dhe nëse është i përgatitur t'i ofrojë Putinit qasje në minerale të rralla për ta nxitur atë që t'i japë fund luftës në Ukrainë, ai tha se mbeten për t’u parë të gjtiha opsionet.
"Do të shohim çfarë do të ndodhë, do të kemi një takim të madh. Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për Rusinë dhe do të jetë shumë e rëndësishme për ne që do të shpëtojmë shumë jetë", tha ai.
Duke iu referuar takimit të nesërm, ai theksoi se është plotësisht i bindur se gjithçka do të shkojë mirë, por shtoi se takimi i dytë me Putinin do të jetë ai më i rëndësishmi.
"Por takimi më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do të zhvillojmë, do të zhvillojmë një takim me Presidentin Putin, Presidentin Zelensky, mua dhe ndoshta do të sjellim disa nga udhëheqësit evropianë, ndoshta jo", tha Trump.
Lini një Përgjigje