TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Gusht 2025, 18:34

“Në djall, kjo nuk do të ndodhë”, Hunter Biden: Epstein prezantoi Donaldin me Melaninë

Shkruar nga Pamfleti

“Në djall, kjo nuk do të ndodhë”, Hunter Biden:

Hunter Biden, djali i ish-presidentit Joe Biden, ka reaguar reagoi ashpër ndaj një kërcënimi ligjor nga Zonja e Parë, Melania Trump, ndërsa ka publikuar një video me fjalë fyese në YouTube në përgjigje të kërkesës së saj, për kërkim falje dhe tërheqje të akuzës.

Hunter pretendon se Melania Trump u prezantua me Presidentin Donald Trump nga abuzuesi seksual dhe pedofili i dënuar Jeffrey Epstein, duke cituar një raport të Daily Beast me burim autorin Michael Ëolff.

Raporti i Daily Beast u tërhoq me një kërkesë për falje, por Hunter e përsëriti pretendimin në një intervistë me  podkastin Channel 5 me Andrew Callaghan.

“Ata e njihnin mirë njëri-tjetrin, kaluan një kohë të gjatë së bashku”, tha djali i ish-presidentit për Donald Trump dhe Epstein. “Sipas biografit të tij, Jeffrey Epstein e prezantoi Melanian, kështu u takuan Melania... zonja e parë dhe presidenti”, vijoi Hunter.

Avokati i znj.  Trump kërcënoi të padisë Hunter Biden dhe të kërkojë 1 miliardë dollarë nëse ata “nuk tërheqin menjëherë deklaratat e rreme, shpifëse, përçmuese dhe nxitëse të bëra në lidhje me znj. Trump”.

Por Hunter Biden nuk ishte i interesuar për një kërkimfalje, duke ndarë reagimin e tij publik në emisionin e Callaghans.

“Në djall, kjo nuk do të ndodhë”, u përgjigj Biden, pasi Callaghan i tregoi një kopje të letrës.

Logoja në kapelen e Hunter Biden paraqiste një logo me tre shigjeta brenda një rrethi. Simboli është i ngjashëm me atë të rezistencës së Frontit të Hekurt ndaj partisë naziste në Gjermaninë e epokës së Luftës së Dytë Botërore. Grupet anti-Trump si Antifa e kanë përvetësuar simbolin si të tyren.

Hunter Biden i mbrojti komentet e tij, duke cituar raportime nga libri i Wolff dhe një artikull të vitit 2019 nga Neë York Times që raportoi se Epstein po “pretendonte para njerëzve se ai ishte personi që e prezantoi zotin Trump me gruan e tij të tretë, Melania Trump”.

Në një letër drejtuar Bidenit dhe avokatit të tij, Abbe Loëell, avokati i zonjës së parë, Alejandro Brito, i quajti komentet e Bidenit “të rreme, shpifëse dhe të turpshme”.

“Duke pasur parasysh historinë tuaj të gjerë të tregtimit me emrat e të tjerëve, përfshirë mbiemrin tuaj, për përfitim personal, është e qartë se keni publikuar këto deklarata të rreme dhe shpifëse për znj. Trump për të tërhequr vëmendjen”, shkroi Brito në një letër,  të siguruar për herë të parë nga Fox Neës  Digital.

Letra mbante datën 6 gusht dhe i jepte Bidenit të ri afat deri më 7 gusht për të kërkuar falje.

Biden e sfidoi kërcënimin e padisë dhe u zotua t’i çonte Trumpët në gjykatë, edhe pse vlerësoi se padia ndoshta do të kushtonte ‘miliona’ dollarë.

“Nëse duan të kalojnë nëpër këtë proces, atëherë e dinë se do t’u kushtojë një shumë e madhe parash për ta bërë këtë”, tha Biden, duke shtuar “duhet të gjejmë një mënyrë se si do ta paguajmë.”

Episodi specifik i Channel 5 me Andrew Callaghan në YouTube ka tërhequr një shikueshmëri me 1.3 milion ndjekës.

“Këto deklarata të rreme, përçmuese, shpifëse dhe nxitëse janë jashtëzakonisht të pahijshme dhe janë përhapur gjerësisht në media të ndryshme dixhitale”, tha avokati i zonjës së parë. 

"Në të vërtetë, videoja është ribotuar që atëherë nga media të ndryshme, gazetarë dhe komentatorë politikë me miliona ndjekës në mediat sociale që kanë përhapur deklaratat e rreme dhe shpifëse në të tek dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën.

Si pasojë, ju i keni shkaktuar znj. Trump dëme të mëdha financiare dhe reputacionale”, shtoi Brito.

Ai duhet gjithashtu “të kërkojë menjëherë falje për deklaratat e rreme, shpifëse, përçmuese, mashtruese dhe nxitëse në lidhje me znj. Trump”, tha Brito.

Sot kanë kaluar 7 ditë që nga afati i Britos.

Lini një Përgjigje