
Kanë rinisur protestat në qytete të ndryshme në Serbi, ku nuk kanë munguar përleshjet dhe përplasjet me protestuesve anti-qeveritarë dhe mbështetësve të SNS-së e policisë.
Në Beograd, deri në orën 22:00, nuk ka pasur konflikte, ndërsa në Novi Sad, ka pasur disa përplasje dhe incidente.
Qytetarë dhe studentë të Negotinit u mblodhën pranë ambienteve të SNS-së, përpara së cilës ndodhen mbështetësit e asaj partie. Midis qytetarëve dhe mbështetësve të SNS-së qëndron një kordon policie.
Në Beogradin e Ri, janë përdorur lëndë piroteknikë, ndërsa demonstruesit u drejtuan drejt ambienteve të SNS-së në John Kennedy. Policia përdori sprej me piper kundër protestuesve.

Përpara Shtabit të Përgjithshëm, qytetarët protestues hodhën disa flakadanë drejt mbështetësve të SNS-së, të cilët iu kundërpërgjigjën me fishekzjarre. Pas kësaj, qytetarët ikën me vrap , ndërsa efektivët e xhandarmërisë përdorën dhunën ndaj protestuesve.
Fronti i të Gjelbërve dhe i të Majtës postoi një video në profilin e tij në rrjetin social X ku tregohet një grup burrash në rrugën Kneza Miloša, të pajisur me shufra dhe hekura.

Një numër i madh qytetarësh të Arandjelovcit dolën sonte para ndërtesës së policisë për shkak të arrestimit të djeshëm të studentes Dunja Joksić dhe prindërve të saj, por ata u liruan shpejt. Studentja Dunja i thotë N1 se babai i saj u rrah dhe se kjo u bë nga anëtarë të policisë së Arandjelovcit.
Batinaši sa štanglama u Kneza Miloša spremni da tuku našu decu! pic.twitter.com/OvxDN6Ov88
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) August 14, 2025
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje