
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non-grata” tre persona nga Ballkani Perëndimor. DASH informon se bëhet fjalë për ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetarin aktual të Karposhit, në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish-kryetarin e Kaçanikut të Kosovës, Xhabir Zharku.
Të tre zyrtarët akuzohen se me veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse, duke u përfshirë në akte korruptive.
Ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva thuhet se është e e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale.
Kryetar i komunës së Karposhit, në Maqedoninë e Veriut, Jakimovski akuzohet së është përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Edhe ish kryetar i komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku thuhet se ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kjo është një kambanë alarmi edhe për të korruptuarit në vendin tonë, të cilët që nga shpallja non-grata e ish kryeministrit Sali Berisha ranë në qetësi. Por mesa duket SHBA ka nisur t’i fus në sitë zyrtarët e korruptuar të Ballkanit Perëndimorë dhe së shpejti mund të kemi goditje dhe në radhët e zyrtarëve shqiptarë.
Njoftimi i DASH:
Departamenti Amerikan i Shtetit shpall sot emërimin publik të ish-kryeprokurores speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva; kryetarit aktual i Karposhit, Maqedonia e Veriut, Stevço Jakimovski; dhe ish-kryetarit të Kaçanikut të Kosovës, Xhabir Zharku. Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse.
Në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva ishte e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj.
Kryetar i komunës së Karposhit, në Maqedoninë e Veriut, Jakimovski akuzohet se është përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Kosovë, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin. Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe globalisht.
Lini një Përgjigje