TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 22:55

“Bobby, të lutem”/ Sekretari i Shëndetësisë bëhet viral, Kennedy Jr "përleshet" me gjarpërinjtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Bobby, të lutem”/ Sekretari i Shëndetësisë

Një video e Robert F. Kennedy Jr duke kapur me duar të zhveshura dy gjarpërinj në Florida është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë publikoi vetë pamjet në rrjetet sociale, duke shkruar se po largonte “një çift Black Racers” nga oborri i shtëpisë në plazh të kolegut të tij Mehmet Oz në Florida.

Në video, Kennedy shihet duke iu afruar gjarpërinjve pa doreza dhe pa këpucë, përpara se t’i kapë me duar ndërsa ata përdridhen në tokë.

“Bobby, të lutem”, dëgjohet të thotë një grua në sfond, ndërsa një tjetër pyet: “Pse?”

Kennedy më pas ngre gjarpërinjtë përpara kamerës duke buzëqeshur, edhe pse në një moment duket se njëri prej tyre e kafshon.

Specia “Black Racer” konsiderohet jo helmuese dhe zakonisht nuk paraqet rrezik për njerëzit, për sa kohë nuk provokohet, sipas National Park Service.

Megjithatë, autoritetet amerikane të mbrojtjes së jetës së egër paralajmëruan qytetarët të mos imitojnë veprimin e Kennedy.

kenedy gjarperinj

Lini një Përgjigje