TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 22:34

Aleksis Tsipras trazon politikën greke, rikthehet në skenë me parti të re!

Shkruar nga Pamfleti

 

Aleksis Tsipras trazon politikën greke, rikthehet në skenë me
Tsipras prezanton partinë e re

 

Ish-kryeministri grek prezanton partinë e re “ELAS”, synon bashkimin e së majtës...

Aleksis Tsipras është rikthyer fuqishëm në skenën politike greke me krijimin e partisë së re: “Aleanca e Majtë Greke”. një projekt politik që synon të bashkojë të majtën radikale, socialdemokracinë dhe ekologjinë politike në një forcë të vetme progresiste.

Në një aktivitet të mbajtur në Thiseio të Athinës, ish-kryeministri grek prezantoi emrin dhe deklaratën themeluese të partisë së re, duke folur për “fillimin e një përpjekjeje të re kolektive” dhe për nevojën që Greqia të përjetojë “një tronditje ndershmërie dhe demokracie”.

Dita e madhe erdhi. Pritja mori fund”, deklaroi Tsipras në nisje të fjalës së tij.

Sot bëjmë hapin e parë që shumica e madhe shoqërore të ketë sërish zë. Sot lind një forcë e re politike me synim jo vetëm ndryshimin politik, por ndryshimin e vetë politikës”, tha ai.

Aleksis Tsipras trazon politikën greke, rikthehet në skenë me

Tsipras e përshkroi ELAS si “e majta qeverisëse e epokës së re”, duke folur për bashkimin e “tre rrymave historike të kampit progresist”: të majtës radikale, socialdemokracisë dhe ekologjisë politike.

Deklarata jonë shënon nisjen e një aleance të madhe progresiste. Kjo është e majta qeverisëse e kohës së re”, tha ai.

Ai foli edhe për një “patriotizëm të ri” të lidhur me drejtësinë sociale dhe demokracinë.

Nuk kemi nevojë thjesht për ndryshim politik, por për ndryshim të politikës”, tha Tsipras.

Në fjalimin e tij nuk munguan as sulmet ndaj qeverisë konservatore të Kyriakos Mitsotakis, por edhe ndaj PASOK-ut, ndërsa Tsipras u përpoq të paraqitej si alternativa e vetme reale për kampin progresist grek.

Ai kritikoi luftën në Ukrainë, ofensivën izraelite në Gaza dhe sulmet në Lindjen e Mesme, duke deklaruar: “Nuk heshtim ndërsa bien trupa në Ukrainë. Nuk heshtim përballë gjenocidit të palestinezëve në Gaza.”

Tsipras foli gjithashtu për pasigurinë ekonomike, tregun e punës dhe krizën sociale, duke thënë se “jeta e njerëzve është kthyer në një vrapim të përhershëm pa stabilitet dhe pa siguri reale”.

Aleksis Tsipras trazon politikën greke, rikthehet në skenë me

Krijimi i ELAS ka tronditur menjëherë skenën politike greke.

Reagimi i parë i qeverisë ishte i ashpër. Burime qeveritare ironizuan rikthimin e Tsipras duke deklaruar se “pas kaq shumë reklame dhe komunikimi, ai u shfaq sërish po aq i pandryshuar dhe i papenduar”.

Shoqëria kërkon të ecë më shpejt përpara, ndërsa Tsipras, që nga emri i partisë deri te premtimet e pambuluara dhe retorika toksike, kërkon ta kthejë Greqinë dekada pas”, deklaruan burime pranë qeverisë për mediat greke.

Por shqetësimi më i madh duket se ekziston brenda vetë së majtës. Lëvizja e Tsipras ka krijuar tension dhe pasiguri te SYRIZA, partia që ai vetë e ngriti dikur në pushtet dhe që sot ndodhet në krizë identiteti dhe rënie elektorale.

ELAS mund të tërheqë votues, figura politike dhe aktivistë nga SYRIZA, PASOK-u dhe grupime të tjera progresiste, duke riformatuar të gjithë kampin e majtë grek.

Vetë Tsipras bëri thirrje të hapur për bashkim të gjerë politik dhe shoqëror. “I bëjmë thirrje çdo greku dhe çdo grekeje, brenda dhe jashtë vendit, të bëhet pjesë e kësaj përpjekjeje”, deklaroi ai. /Pamfleti

tsipras greqi e majta

Lini një Përgjigje