TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Prill 2025, 08:11

Bisedimet bërthamore SHBA-Iran, çfarë pritet nga takimi mes Witkoff dhe Araghchi

Shkruar nga Pamfleti

Bisedimet bërthamore SHBA-Iran, çfarë pritet nga takimi mes

Përfaqësues të rangut të lartë nga Uashingtoni dhe Teherani pritet të diskutojnë sot në Oman programin bërthamor të Iranit.

I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff dhe ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi pritet të marrin pjesë në hapjen e dialogut, i cili po ndërmjetësohet nga Sulltanati i Omanit.

Sipas burimeve iraniane, bisedimet do të zhvillohen në mënyrë indirekte me ndihmën e një ndërmjetësi, megjithëse mund të ketë një takim të drejtpërdrejtë midis Wittkoff dhe Araghchi.

Takimi në Oman shënon përparimin e parë të rëndësishëm ndër vite në negociatat mbi programin bërthamor të Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka kërcënuar Iranin me veprime ushtarake nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje të re për të frenuar programin e tij bërthamor.

 

Lini një Përgjigje