
Senatori italian dhe sekretari i Partisë Demokratike të Lazios, Bruno Astorre është gjetur sot i pajetë.
Sipas informacioneve të para, ai ka rënë nga dritarja në katin e katërt të Senatit Italian. Fatkeqësisht, ndihma e personelit mjekësor ishte e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë.
Ende nuk dihen motivet e vdekjes, por dyshohet për vetëvrasje. Tragjedia ka ndodhur në orën 12.50 të ditës së sotme. Prokuroria e Romës ka nisur ndërkohë hetimet.
Siç raportojnë mediat italiane, Prokurori Publik në detyrë duhet të kryejë një inspektim në Palazzo Cenci dhe pas një analize nga ana e mjekut, Prokuroria Publike do të vlerësojë nëse do të urdhërojë autopsi.
Lini një Përgjigje