Bashkimi Europian i ka zhbllokuar Hungarisë 16.4 miliardë euro, që janë pjesë e paketës prej 18 mld euro që Brukseli i kishte bllokuar Qeverisë Orban.
Duket se pas disa vitesh izolimi, Brukseli ka vendosur të rivendosë raportet me Budapestin, ndërsa Peter Magyar që fitoi zgjedhjet pak javë më parë, duke mundur Viktor Orbanin që qëndroi në pushtet për 16 vite, ka arritur një moment historik për Hungarinë.
Kryeministri i ri ka arritur ta bindë Komisionin Evropian të zhbllokojë shumicën dërrmuese të fondeve të ngrira të Hungarisë.
Magyar nuk bëri shumë përpjekje për të fshehur kënaqësinë e tij, ndërsa përdori foltoren e komisionit për të sulmuar ashpër qeverinë nacionaliste të Orbán-it, duke përsëritur mesazhet e tij kryesore të brendshme mbi çmontimin e kapjes së supozuar të shtetit dhe korrupsionit.
Por duket se vendimi i Komisionit mund të mos jetë marrë lehtë, ndërsa administrata e re hungareze do të duhet të përmbushë angazhimet e saj. Është gjithashtu e qartë se ka ende disa fusha në të cilat të dyja palët nuk bien dakord, për shembull në lidhje me migracionin.
Disa në Bruksel paralajmëruan se Komisioni mund të jetë më i kujdesshëm këtë herë, duke pasur parasysh problemet e zbatimit me Poloninë pas vitit 2023. Por zyrtarët e Komisionit duhet të kenë arritur në përfundimin se Magyar qëndron në një pozicion më të fortë , pasi ai ka një shumicë të qartë kushtetuese në parlament, dhe ndoshta kanë të drejtë.
Lëshimi i fondeve të BE-së vetëm sa do ta fuqizojë atë edhe më shumë.
Lini një Përgjigje