Përpara nisjes për në Forumin Ekonomik të Davosit, Trump publikoi në rrjetin Truth Social një fotografi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku shfaqet së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio “duke pushtuar” Groenlandën....
Groenlanda ka ndezur sirenat e luftës. Kryeministri, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi se vendi duhet të fillojë përgatitjet për një skenar ekstrem, një pushtim ushtarak të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse e cilësoi një konflikt të tillë si "të pamundur", Nielsen theksoi se nuk mund të përjashtohet më asgjë, duke kërkuar nga qytetarët dhe institucionet që të jenë të përgatitura për çdo eventualitet.
“Groenlanda është pjesë e NATO-s dhe çdo ndërhyrje ushtarake ndaj nesh do të ketë pasoja që shkojnë shumë përtej kufijve tanë”, deklaroi ai nga kryeqyteti Nuuk, duke nënvizuar nevojën për rritjen e pranisë ushtarake dhe forcimin e mbrojtjes vendase, në një kohë kur klima e sigurisë në Arktik po përkeqësohet.
“Qeveria e Groenlandës do të krijojë një grup pune me përfaqësues nga autoritetet vendore për t’i ndihmuar njerëzit të përgatiten për çdo situatë të jashtëzakonshme në jetën e përditshme“, tha Nielsen. Po përgatiten edhe udhëzime të reja, përfshirë një rekomandim që banorët të mbajnë ushqime rreth 5 ditë në shtëpitë e tyre.
Reagimi i Groenlandës vjen pas provokimeve të vazhdueshme nga Donald Trump, i cili ka rikthyer retorikën për aneksimin e ishullit. Përpara nisjes për në Forumin Ekonomik të Davosit, Trump publikoi në rrjetin Truth Social një fotografi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ku shfaqet së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio “duke pushtuar” Groenlandën.
Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë reaguar menjëherë, duke dënuar retorikën destabilizuese të Trumpit dhe shprehur mbështetje të palëkundur për Groenlandën dhe sovranitetin e saj brenda mbrojtjes së NATO-s.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, deklaroi: “Groenlanda i përket popullit të saj. Asnjë kërcënim apo tarifë nuk do ta ndryshojë këtë.” Në të njëjtën linjë, kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi nga Davosi se “angazhimi ynë për nenin 5 të NATO-s është i palëkundur”, duke shtuar se Kanadaja kundërshton me forcë çdo imponim tregtar ose ushtarak ndaj territorit të Groenlandës.
Në sfondin e këtij përshkallëzimi, Groenlanda po del nga hije si një pikë kyçe strategjike në Arktik, ndërsa loja e re e fuqive të mëdha për kontrollin e veriut të ftohtë po kthehet në një kërcënim real për stabilitetin global. /Pamfleti
Fucking U.S, Jews and all assholes imperialists!