TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2026, 16:46

Zelensky i shqetësuar për përplasjen SHBA-BE mbi Groenlandën: Mund të largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Zelensky i shqetësuar për përplasjen SHBA-BE mbi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësimin e tij se vëmendja ndërkombëtare mund të largohet nga lufta në Ukrainë, për shkak të mosmarrëveshjes së vazhdueshme që lidhet me Groenlandën.

“Jam i shqetësuar për çdo humbje të fokusit gjatë një lufte në shkallë të plotë”, deklaroi Zelensky, duke nënvizuar rëndësinë që mbështetja ndërkombëtare ndaj Ukrainës të mbetet e pandërprerë.

Ai theksoi se është thelbësore që Shtetet e Bashkuara të vijojnë angazhimin diplomatik në koordinim të ngushtë me Evropën, për të garantuar stabilitet dhe për të shmangur shpërqendrimin nga konflikti që vijon prej më shumë se dy vitesh.

Mendoj se kjo është ajo që do të ndodhë dhe besoj fuqimisht se nuk do të ketë ndonjë kërcënim të madh”, u shpreh Zelensky, duke tentuar të zbusë shqetësimet, por pa fshehur ndjenjën se Ukraina rrezikon të mbetet në plan të dytë në axhendën ndërkombëtare.

zelensky shba-be groenlanda

Lini një Përgjigje