TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2026, 08:00

Armëpushimi në provë, Trump i dërgon mesazh vendimtar Hezbollahut

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi në provë, Trump i dërgon mesazh vendimtar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje Hezbollahut që të respektojë armëpushimin në fuqi me Izraelin dhe të shmangë çdo veprim që mund të rrisë tensionet në rajon.

Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump theksoi se periudha aktuale është vendimtare dhe u kërkoi drejtuesve të grupit të tregojnë kujdes.

"Shpresoj që Hezbollahu të veprojë mirë dhe me kujdes gjatë kësaj periudhe të rëndësishme kohore. Do të jetë një moment i shkëlqyer për ta nëse e bëjnë këtë. Mjaft me vrasje. Më në fund duhet të ketë paqe!", shkroi presidenti amerikan.

Megjithëse armëpushimi është arritur zyrtarisht mes Izraelit dhe Libanit, Hezbollahu mbetet një nga aktorët kryesorë në konflikt për shkak të pranisë dhe ndikimit të tij në jug të Libanit.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit deklaroi për CBS News se ushtria izraelite do të ndërhyjë gjatë periudhës së armëpushimit vetëm në rastet kur përballet me kërcënime të menjëhershme nga Hezbollahu.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se një paqe afatgjatë në rajon nuk mund të garantohet pa çarmatimin e grupit të mbështetur nga Irani.

presidenti i shteteve të bashkuara donald trump

Lini një Përgjigje