
Automjeti me të cilin udhëtonte presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është përshirë në një incident. Goma e “Audit” ka plasur gjatë ecjes, por fatmirësisht shoferi e ka mbajtur në rrugë automjetin.
Ky i fundit ishte duke shkuar në turneun e planifikuar në Qarkun Qendror Banat në Vojvodinë.
Pas incidentit, Vuçiç doli nga vetura dhe u transferua në një automjet tjetër dhe vazhdoi turneun. Në një tubim në Kikinda, ai tha se i ka plasur goma rrugës për në Mokrin.
“Pas vizitës në Melenci, unë do të shkoja në Mokrin para mitingut të madh në Kikinda dhe në atë rrugë isha me makinën time. Nëse ka plasur rrota, kjo u mbetet autoriteteve ta përcaktojnë dhe ata do ta përcaktojnë. Arrita në Mokrin dhe kalova në një makinë tjetër”, tha ai.
Bëhet fjalë për një makinë të blinduar e krijuar posaçërisht për transportin e zyrtarëve.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se një hetim është duke u zhvilluar.
Lini një Përgjigje