
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm ndaj 3 policëve të arrestuar.
Ai tha se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe të kërkojë rikthimin e sigurisë në vend. Gjithashtu Kurti kërkoi të hiqet statusi që i lejon serbëve të kenë një armatë në vijën kufitare.
Gjatë Samitit të Prespës në Strugë ai ka falënderuar Departamentin Amerikan të Shtetit për thirrjen e bërë ndaj Serbisë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer.
“Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”- tha Kurti.
Lini një Përgjigje