TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Qershor 2023, 12:32

Rrufeja godet Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca plenare

Shkruar nga Pamfleti

Rrufeja godet Kuvendin e Kosovës, ndërpritet seanca plenare

Si të mos mjaftonte situata politike kosovare, teksa zhvillonte punimet pasditen e djeshme, Kuvendi i Kosovës është zhytur në terr të plotë, pasi një rrufe ka goditur transformatorin, që furnizon ambientin e seancave me energji elektrike.

Deputetët, të cilët ndodheshin në seancë plenare janë detyruar që të bëjnë dritë me telefonat e tyre.

Ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës u mbajt seanca plenare, ku u zhvilluan diskutime lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veri të vendit si dhe për rrëmbimin e tre oficerëve të Policisë nga forcat speciale serbe

kuvendi i kosoves rrufe

Lini një Përgjigje