
Protestuesit në Leposaviç kanë tentuar mëngjesin e sotëm të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.
Ata pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiç, janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë.
Mirëpo janë ndaluar nga ushtarët tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.
Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situate mbetet nën tension.
Si u përshkallëzua situata në veri të Kosovës
Këto zhvillime po ndodhin në kohë kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe janë rritur. Tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi një ditë më parë lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë kufitare të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe.
Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët. Më 13 qershor, policia e Kosovës, kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviç, si i dyshuar dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.
Lini një Përgjigje