TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Qershor 2023, 09:28

Bllokadë në kufi pas arrestimit të tre policëve, radhë e gjatë kamionësh në Jarinjë

Shkruar nga Pamfleti

Bllokadë në kufi pas arrestimit të tre policëve, radhë

Arrestimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka nxitur autoritetet e shtetit që të ndalojnë hyrjen e mallrave serbe brenda territorit. Një vendim i tillë ka shkaktuar “bllokadë” totale në pikat kufitare, me kamionët që kanë ndaluar dhe presin.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se radha e kamionëve me mallra serbe që presin në kufi është kilometrike.

Tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi një ditë më parë lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë kufitare të Kosovës të rrëmbyer dje nga forcat serbe.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Më 13 qershor, policia e Kosovës, kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviç, si i dyshuar dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj. 

bllokadë në kufi policia e kosoves

Lini një Përgjigje