TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 22:23

“Situata është e rënduar”, kreu i PDK akuza Kurtit: Krijon kriza e më pas tërhiqet kur rritet presioni

Shkruar nga Pamfleti

“Situata është e rënduar”, kreu i PDK akuza Kurtit:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi duke komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, tha se Kosova ndodhet në një situatë të rënduar.

Në një intervistë për “Top Story”, ai tha se Kurti ka krijuar kriza të njëpasnjëshme dhe kur rritet presioni ai tërhiqet. Gjithashtu Krasniqi dënoi rrëmbimin e 3 efektivëve të policës në veri dhe e quajti atë një akt agresioni.

Ne që nga dita e djeshme jemi në situatë të re, se fakti që forcat serbe kanë hyrë dhe kanë rrëmbyer të tre policë vërtet që përbën një akt agresioni, kjo është përtej një shkelje sovraniteti, në këtë situatë është e rënduar e konsideroj që kemi marrë një kthesë të rrezikshme, kërkova që të mos aktrojmë normalitetin sepse nuk jemi në një gjendje normale dhe kërkova që kryeministri të vinte. Kryeministri as nuk e di, as ne se ku gjenden policët tanë se si janë a kanë probleme shëndetësore. Ishte vërtet një shqetësim, për më shumë është shqetësimi i të gjithëve. Kemi pasur një situatë ku edhe Kurti ka krijuar kriza të njëpasnjëshme. Ai krijon një krizë një situatë dhe pastaj tërhiqet nga ajo. Nuk ka asnjë reagim, nuk ka asnjë pozicionim të tyre që kjo ka ndodhur në territorin e Kosovës. Kjo është e pritshme kur ti i agravon raportet e Kosovës. Sot bëjnë një kthesë që KFOR të na ndihmojë”, tha Krasniqi.

kurti ldk akuza

Lini një Përgjigje