TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 18:48

Rrëmbimi i tre policëve, Von Cramon akuza Vuçiçit: Autokrati po tenton ta largojë vëmendjen nga protestat

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbimi i tre policëve, Von Cramon akuza Vuçiçit:

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, si një tentativë të Vuçiçit për të larguar vëmendjen nga protestat në Beograd.

Me anë të një shkrimi në “Twitter”, Von Cramon tha se këto veprim i bëjnë autokratët, teksa shtoi se  është e jashtëligjshme të hysh në territorin e Kosovës me njësit special të policisë dhe të arrestosh policët kosovarë si të ishin kriminelë lufte.

Çfarë bëjnë autokratët kur janë nën presion brenda vendit? Ata kërkojnë mënyra dhe mjete për të larguar vëmendjen nga problemet në shtëpi. Një rast klasik i kësaj duket të jetë incidenti i djeshëm në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi raportuesja e PE-së.

cramon vuçiç tensionet veri

Lini një Përgjigje