TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 16:26

Cili është fati i 3 policëve të arrestuar nga serbët?

Shkruar nga Pamfleti

Cili është fati i 3 policëve të arrestuar nga serbët?

Autoritetet në Serbi nuk kanë dhënë asnjë informacione lidhur me tre zyrtarët e Policisë së Kosovës të rrëmbyer dje.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) për vendndodhjen e policëve të arrestuar, nëse ata janë intervistuar nga prokurori dhe për çfarë vepre penale akuzohen.

REL-i i ka kontaktuar edhe prokuroritë në Rashkë, Kralevë dhe Beograd, lidhur me këtë rast, por nuk ka marrë përgjigje.

Autoritetet në Serbi kanë bërë të ditur të mërkurën se tre zyrtarë policorë të Kosovës janë arrestuar në zonën afër Rashkës, më shumë se një kilometër në thellësi të territorit të Serbisë.

Por Policia e Kosovës ka thënë se ata janë rrëmbyer gjatë një patrullimi në zonën Tresave – Bare, në komunën e Leposaviqit, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar edhe faktorit ndërkombëtar që të dënojë veprimet e Serbisë, dhe ka thënë se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

ushtaret serbe kosova

Lini një Përgjigje