TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 15:04

Pse SHBA po tregohet e verbër përballë autokratit Aleksandër Vuçiç?!

Shkruar nga Pamfleti

Pse SHBA po tregohet e verbër përballë autokratit Aleksandër

Vitet e fundit, kjo verbëri e qëllimshme ndaj shkeljeve të Serbisë u bë normë në marrëdhëniet diplomatike SHBA-Ballkan, duke inkurajuar të fortët ballkanikë...

Vizioni i administratës Biden për promovimin e demokracive në Ballkan ka rënë në shtratin e vdekjes. SHBA ndaloi përpjekjet për të goditur regjimin autoritar të Serbisë, të lidhur me krimin edhe pse regjimi e përafroi politikën e tij të jashtme me atë të Rusisë dhe i shkeli liritë qytetare. Për të mbajtur rendin, SHBA forcoi dhe ndëshkoi aleatin e saj më të përkushtuar, Kosovën- e orientuar drejt demokracisë – vendin që mbrojti dhe ndërtoi pas fushatave të spastrimit etnik serb kundër shumicës shqiptare në vitet 1990.

Ndërkohë, Serbia mori mbështetje nga Rusia dhe Kina për të vazhduar provokimet e saj.

Pse SHBA po mbështet ato regjime në Ballkan që janë më pak të përkushtuara ndaj vlerave demokratike, ndërkohë që braktis aleatët e saj me mendje liberale? Vlerat liberale të SHBA-së nevojiten dëshpërimisht për të zgjidhur krizën, por ato aktualisht nuk gjenden askund.

Sulmi serb mbi trupat e NATO-s, një paralajmërim i qartë

Të trimëruar nga gjuha e butë e përsëritur e Perëndimit, grupet e drejtuar nga Beogradi, me maska, shkopinj dhe të armatosur me armë e kokteje molotov, sulmuan paqeruajtësit e NATO dhe gazetarët.

Një ditë para sulmeve ndaj trupave të NATO-s, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi Kosovën për zbatimin e ligjit lidhur me rezultate e zgjedhjeve në veri. Ndërkohë që ishte Serbia ajo që vendosi forcat e saj të armatosura në gatishmëri luftarake dhe vendosi njësitet në kufirin e Kosovës. Blinken nuk shqiptoi asnjë fjalë dënimi për raundin e parë të protestuesve të dhunshëm të urdhëruar nga Serbia, të cilët dogjën makinat e policisë. Pa dënim ndërkombëtar, agjitatorët serbë u bënë më të guximshëm dhe sulmuan dhe plagosën trupat e NATO-s, dëmtuan automjete mediatike dhe pikturuan simbolet Z në makinat e KFOR. Si kundërpërgjigje ndaj dhunës serbe, SHBA anuloi pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet e NATO-s “Defender 23”.

Vitet e fundit, kjo verbëri e qëllimshme ndaj shkeljeve të Serbisë u bë normë në marrëdhëniet diplomatike SHBA-Ballkan, duke inkurajuar të fortët ballkanikë.

Modeli është i qartë. SHBA-ja e shikon tjetrin larg, ndërsa lideri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nxit destabilizim në Kosovë sa herë që kundërshtimi i tij i brendshëm bëhet më i fortë. Edhe pas ditëve të dhunës së udhëhequr nga Serbia kundër NATO-s, Perëndimi kërkon më shumë nga Kosova dhe thjesht "e inkurajon Presidentin Vuçiç që të nxisë qetësi mes serbëve të Kosovës".

SHBA-ja duhet të vendosë për vizionin e saj për Ballkanin. A do të jetë një rajon i drejtuar nga autokratët etno-nacionalistë, apo një rajon i përkushtuar ndaj multikulturalizmit dhe demokracisë? Në fund të fundit, Kosova është aleati më demokratik i SHBA-së në rajon. Megjithatë, tani, SHBA-ja qetëson liderët etnonacionalistë si Vuçiç dhe ndëshkon ata që kërkojnë të zbatojnë struktura të vërteta liberale si barriera për "stabilitetin". /Përshtati “Pamfleti” nga “News Week

kfro nato serbia

Lini një Përgjigje