
Zbulohen detajet e para mbi fatin e 3 policëve të Kosovës që u rrëmbyen dje nga serbët. Deri më tani ka pasur terr informativ mbi ta, por Sekretari i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euroatlantike, Boban Bogdanoviç, ka bërë të ditur se është caktuar një avokat për ta.
Bogdanoviç tha se kontaktin e avokatit të tre policëve ja ka përcjellë ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç, i cili e ka informuar kryeministrin Albin Kurti.
“Sapo e thirra ministrin Nenad Rashiç nga Qeveria e Kosovës për ta informuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë se një avokat është siguruar në Serbi për të përfaqësuar pjesëtarët e rrëmbyer të policisë”, tha Bodanoviç.
Deri më tani, asnjë informacion zyrtar nuk është bërë i ditur se ku ndodhen pjesëtarët e rrëmbyer të Policisë së Kosovës.
Lini një Përgjigje