Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zbarkuar para godinës së Qeverisë së Kosovës këtë të enjten pasdite. Në oborrin e Qeverisë janë vënë re edhe automjete të ambasadave të shteteve të tjera në Kosovë,
Vizita e tyre duket se ka të bëjë me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë brenda territorit të shtetit të Kosovës, nga forcat serbe.
Liderët e shtetit e kanë cilësuar këtë veprim si agresion nga Serbia, teksa kanë kërkuar reagim ndërkombëtar. Kujtomë se deri më tani ambasadat nuk kanë dalë me qëndrime për situatën.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë qenë të heshtur që nga e mërkura, ndryshe nga sa bënë kur polica e Kosovës arrestoi disa serb të cilët ushtruan dhunë ndaj KFOR-it në veri.
Lini një Përgjigje