TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Qershor 2023, 18:03

Borrell e quan arrestim rrëmbimin e 3 policëve: Po mundohemi të marrim informacion, do thërras palët për takim

Shkruar nga Pamfleti

Borrell e quan arrestim rrëmbimin e 3 policëve: Po mundohemi të

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës të mërkurën.

Në reagimin e tij, Borrell tha se ndodhet në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it, Kosovën  dhe Serbinë për të marrë informacion lidhur me ngjarjen.

E dini se ka pasur një incident atje lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga Kosova dhe ne po përpiqemi të kuptojmë saktë se çka ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çka ka ndodhur në të vërtetë që ka shpirë në këtë arrestim”, ka thënë ai për gazetarët para nisjes së takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së me NATO-n, raporton AP.

Më tej në deklaratën e tij shefi i diplomacisë së BE-së bëri të ditur se javën e ardhshme do t’i ftojë të dy shtetet në një takim në Bruksel.

“Në ndërkohë, duhet të bëjmë thirrje për qetësi në terren dhe duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një modalitet të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka deklaruar ai.

borrell kosova serbia

Lini një Përgjigje