TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Qershor 2023, 12:20

Tensionet në veri, Abazoviç: Dialogu Prishtinë-Beograd mund të bëhet në Mal të Zi

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në veri, Abazoviç: Dialogu Prishtinë-Beograd mund

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur për situatën Kosovë-Serbi duke thënë se interesi i përbashkët është të zgjidhet konflikti mes dy palëve në një bisedë të hapur.

Abazoviç tha se promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga synimet kryesore të politikës së jashtme të Malit të Zi.

Një ditë më herët, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, në një takim urgjent për menaxhim të krizave.

“Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës. E dini se ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim”, tha Borell.

Lini një Përgjigje