
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Ali Ahmetin, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në një postim në “Twitter”, Lajçak ka bërë me dije se gjatë takimit është ndalur edhe tek tensionet në Veri të Kosovës.
“Folëm për situatën në veri të Kosovës dhe nevojën urgjente për hapa për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat SHBA-së dhe BE-së”, shkruan Lajçak.
Lini një Përgjigje