TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Qershor 2023, 13:54

Beogradi sfidon SHBA, gjykata serbe burgos 3 policët e rrëmbyer në Veri

Shkruar nga Pamfleti

Beogradi sfidon SHBA, gjykata serbe burgos 3 policët e rrëmbyer

Gjykata serbe ka lënë në burg 3 policët e rrëmbyer në veri të Kosovës. Brenda ditë së sotme ata duhej të njiheshin me masat e sigurisë dhe dolën para gjykatës në Kralevë, e cila ka vendosur që t’i mbajë në paraburgim për 30 ditë. 

Sipas autoriteteve serbe, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e dënohet deri në 12 vjet burg.

Vetë kryeministri Albin Kurti tha se prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve. Ai u shpreh se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Kumanovës me këtë akt dhe pati një kërkesë për NATO-n që të forcojë kufirin verior.

Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”, tha Kurti.

Vendimi i sotëm është një sfidë që Beogradi i bën SHBA-së. Dje ishte Departamenti i Shtetit që kërkoi lirimin e 3 efektivëve, mirëpo gjykata ka vendosur t’i mbajë ata në burg duke thelluar akoma dhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Lini një Përgjigje