Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka shpallur tre ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit të trenit me shpejtësi të lartë që la të vdekur të paktën 40 persona. Sanchez premtoi gjithashtu se do të zbulojë arsyen pse dy trenat me shpejtësi të lartë u përplasën në Spanjën jugore, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në rrënojat.
Më shumë se 120 persona të tjerë u plagosën kur vagonët e një treni që po udhëtonte për në Madrid dolën nga shinat dhe kaluan në anën e kundërt, duke u përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz të dielën në mbrëmje.
Operatori i rrjetit hekurudhor Adif tha se përplasja ndodhi në orën 19:45 sipas orës lokale (18:45 GMT) të dielën, rreth një orë pasi një nga trenat u nis nga Malaga duke u drejtuar në veri të Madridit, kur doli nga shinat në një pjesë të drejtë të binarit pranë qytetit të Kordobës.
Forca e përplasjes i shtyu vagonët e trenit të dytë në një digë, sipas Ministrit të Transportit Óscar Puente. Ai shtoi se shumica e të vrarëve dhe të plagosurve ishin në vagonët e përparmë të trenit të dytë, i cili po udhëtonte në jug nga Madridi për në Huelva.
Sanchez vizitoi vendin e rrëzimit me zyrtarë të lartë të hënën pasdite.
"Kjo është një ditë pikëllimi për të gjithë Spanjën, për të gjithë vendin tonë", u tha ai gazetarëve, duke shtuar do të arrijmë tek e vërteta, do të gjejmë përgjigjen në lidhje me origjinën dhe shkakun e kësaj tragjedie.
Puente tha se një hetim mund të zgjasë të paktën një muaj, duke e përshkruar incidentin si "jashtëzakonisht të çuditshëm".
Lini një Përgjigje