Aleancat e ardhshme nuk do të ndërtohen mbi kombësinë, ideologjinë, besimin apo ngjyrën, por mbi interesa, vlera dhe objektiva të përbashkëta…
Ibn Khalduni, gjiganti i filozofisë politike të shekullit XIV, argumentoi se çdo fuqi e madhe kalon nëpër një cikël natyror qytetërimi që zgjat pesë breza - rreth 125 vjet - përpara se rënia të bëhet e pashmangshme.
Nëse i vendosim Shtetet e Bashkuara brenda këtij kuadri, dominimi i saj global nisi me Doktrinën Monro në vitin 1823 dhe arriti dominimin e plotë pas Luftës së Parë Botërore. Sipas kësaj njësie matëse, rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla, i udhëhequr nga SHBA-ja, e ka tejkaluar tashmë jetëgjatësinë historike që Ibn Khalduni parashikonte për perandoritë.
Sikur të ishte gjallë sot, Ibn Khalduni mund ta kishte shpjeguar qëndrueshmërinë e Amerikës një faktori që ai e konsideronte thelbësor për mbijetesën e shtetit: funksionimin e një sistemi drejtësie të besueshëm.
Për sa kohë që mbizotëron drejtësia, shkruante ai, një shtet mund të qëndrojë në këmbë. Për dekada të tëra, Shtetet e Bashkuara projektuan pikërisht atë imazh. Por në një epokë të përcaktuar nga ndërvarësia financiare dhe shumëpolariteti gjeopolitik, vetëm drejtësia nuk është më e mjaftueshme.
Fuqia ekonomike, dhe jo autoriteti moral, është sot faktori vendimtar i fuqisë globale.
Rendi paralel i Kinës
Ngritja e Kinës, ka prodhuar një transformim strukturor në peizazhin ndërkombëtar. Pekini jo vetëm që ka zgjeruar ndikimin e tij, por ka ndërtuar alternativa ndaj sistemit të udhëhequr nga Perëndimi.
Grupi BRICS, Banka e Re e Zhvillimit dhe Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë shërbejnë si institucione sfiduese ndaj FMN-së dhe Bankës Botërore. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, është zhvilluar në një platformë të gjerë sigurie - shpesh e quajtur “NATO Aziatike” - që kundërshton strukturat perëndimore të sigurisë në Euroazi.
Pastaj është Nisma “Një Brez, një Rrugë” - një ringjallje e ekonomisë së Marco Polos - që lidh Kinën me mbi 130 vende përmes infrastrukturës, energjisë dhe rrjeteve tregtare. Këto partneritete vijnë me kushte politike minimale, duke e bërë modelin e Pekinit veçanërisht tërheqës për shtetet në zhvillim, që janë ndjerë prej kohësh të kufizuara nga kushtëzimet perëndimore.
Ndoshta sfida më shkatërruese për rendin aktual botëror është synimi i Kinës për de-dollarizimin e botës. Ekonomitë e mëdha - përfshirë Arabinë Saudite, Rusinë, Pakistanin, Iranin dhe pjesën më të madhe të Azisë Juglindore - po kryejnë gjithnjë e më shumë tregti dypalëshe në monedhat lokale.
Kjo tendencë rend mbart pasoja të mëdha. Shtylla kryesore e dominimit global të SHBA-së është roli i dollarit si monedhë rezervë botërore. Nëse gërryhet ky themel, SHBA-të nuk do të jenë më në gjendje të përballojnë deficitet duke shtypur para; normat e interesit do të rriten, inflacioni po ashtu, dhe korporatat amerikane do të përballen me një presion të paparë.
Dhe ajo që është e jashtëzakonshme, është se politika aktuale e SHBA-së po e përshpejton këtë ndryshim. Luftërat tregtare, tarifat dhe distancimi i aleatëve tradicionalë kanë krijuar boshllëqe diplomatike që Kina po i mbush me kujdes strategjik.
Me apo pa dashje, Uashingtoni, po krijon të ardhmen që parashikonte Pekini.
Modeli i ri i aleancave
Rënia e rendit aktual të bazuar në rregulla duket më pak si një çështje “nëse” sesa “kur”. Por çfarë vjen më pas? Aleancat e së ardhmes, nuk do të ndërtohen mbi kombësinë, ideologjinë, besimin apo ngjyrën.
Ato do të bazohen në interesa, vlera dhe objektiva të përbashkëta. Mund të shfaqen hibride ideologjike dikur të paimagjinueshme: komunistë të lidhur me shtete myslimane; liberalë që mbështesin islamistët kundër neo-konservatorëve; humanitarë që bashkëpunojnë me komunitete myslimane kundër gjenocidit.
Në këtë sistem në zhvillim e sipër, një liberal që kundërshton padrejtësinë mund të ketë më shumë peshë se një mysliman që mbështet shtypjen; një komunist që mbron sovranitetin mund të ketë më shumë rëndësi se një mysliman që mbështet autoritarizmin laik.
Interesat do të zëvendësojnë etiketat. Këto do të jenë “neovlerat” e rendit post-amerikan. Për fuqitë e mesme, kjo diplomaci shumëdimensionale do të bëhet normë. Një vend mund të bashkëpunojë me shtetin A për klimën, me shtetin B për tregtinë dhe me Shtetin C për sigurinë, pa kërkuar uniformitet ideologjik në të gjitha frontet.
Pasojat për botën islamike
Një botë më pak e dominuar nga Uashingtoni, mund t’i ofrojë botës myslimane hapësirën strategjike që e ka kërkuar prej kohësh. Ndryshe nga SHBA-ja, Kina nuk ka gjasa të mikromenaxhojë arkitekturën e brendshme politike të shteteve me shumicë myslimane.
Duke pasur më pak kufizime të jashtme, kombet myslimane mund të gjejnë hapësirë për të rikalibruar aleancat dhe për të ringjallur aspiratat kolektive të fjetura prej kohësh. Mund të rishfaqet vizioni i Samitit Islamik të Lahores të vitit 1974 për një koordinim të unifikuar politik dhe ekonomik.
Pakti i fundit në fushën e mbrojtjes midis Pakistanit dhe Arabisë Saudite, është një tregues i hershëm i një riorganizimi të mundshëm, të bazuar jo në korniza të imponuara, por në histori të përbashkët, identitet të ndërsjellë dhe domosdoshmëri strategjike.
Në një sistem ndërkombëtar post-amerikan fluid, i drejtuar nga interesat dhe shumëpolar, qytetërimi mysliman mund të gjejë mundësinë e tij të shumëpritur për një ringjallje. Rendi i ardhshëm botëror, mund të mos jetë një garë midis Lindjes dhe Perëndimit, por një mozaik partneritetesh ku qytetërimet riafirmohen sipas kushteve të tyre.
Dhe në atë botë, bota islamike mund të rimarrë më në fund hapësirën e saj - jo si një bllok i varur nga të tjerët por si një aktor strategjik që formëson të ardhmen globale. /Përshtatur nga "Asia Times”
Bota nuk mund te kete te ardhme te kendshme e te ndritur kur ka qene eshte e do te jete komanduar e udhehequr nga bij e burra kurvash. Hapni syte o popuj mos i lartesoni keta plehra se litarin ne gryke te merrni, por t'i shtypni me kembe qer ne djep. Lexoni te pakten 10 faqe nga historia e njerezimit o bageti njerez.