Ish funksionari i CIA-s analizon Bordin e Paqes: As plani i Trump-it dhe as ndonjë tjetër plan nuk mund të sjellë paqe, siguri apo prosperitet në Gazë
Deklaratat e administratës Trump rreth Rripit të Gazës mund të krijojnë përshtypjen se zbatimi i planit 20-pikësh për paqen, një pjesë e të cilit është përfshirë më vonë edhe në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po ecën përpara pa probleme. Por në realitet, shumë nga pohimet zyrtare duken të shkëputura nga situata faktike në terren.
I dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Steve Witkoff, njoftoi së fundmi në rrjetet sociale fillimin e “Fazës së Dytë” të planit: kalimi nga armëpushimi në çarmatimin e Hamasit, qeverisjen teknokrate dhe rindërtimin. Por deklarata të tilla duken thellësisht të shkëputura nga realiteti. Witkoff pretendoi se “Faza e Parë” ka ruajtur armëpushimin – por sulmet izraelite ndaj Gazës kanë vazhduar çdo ditë që nga tetori i kaluar, kur armëpushimi supozohej të hynte në fuqi. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje, por shifrat flasin vetë: të paktën 451 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1.200 janë plagosur nga ushtria izraelite që nga ai moment, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Një tjetër pretendim i Witkoff ishte se “Faza e Parë” solli ndihmë humanitare historike. Por ai nuk përmendi se shumë kërkesa për ndihma janë refuzuar nga Izraeli, dhe si rezultat, vetëm 24,611 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza, më pak se gjysma e 57,000 të rënë dakord sipas marrëveshjes së armëpushimit. Në këto kushte, është shpallur Faza e Dytë pa u përmbushur kushtet minimale të Fazës së Parë.
Pavarësisht këtyre pengesave, administrata Trump ka nisur zyrtarisht “Bordin e Paqes”, i konceptuar si një “bord drejtues ndërkombëtar” që do të mbikëqyrë zbatimin e pjesës së mbetur të planit. Por përzgjedhja dhe rekrutimi i anëtarëve të bordit po has vështirësi të mëdha. Disa shtete kanë hezituar të pranojnë pjesëmarrjen, për shkak të paqartësive rreth rolit të bordit dhe për faktin se është një projekt i ndërtuar në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin. Situata është komplikuar më tej nga kushti që çdo shtet që dëshiron të ketë rol të zgjeruar në bord duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë cash.
Deri më tani janë shpallur disa emra që do të jenë pjesë e Bordit të Paqes, përfshirë Steve Witkoff-in, dhëndrin e Trump-it Jared Kushner dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Përfshirja e Blair ka shkaktuar mosbesim në vendet arabe për shkak të rolit të tij në luftën në Irak dhe për perceptimin se mban qëndrim të njëanshëm pro-Izraelit.
Shtëpia e Bardhë ka shpallur gjithashtu edhe një “Bord Ekzekutiv për Gazën”, që do të ketë një rol të paqartë në raport me strukturat e tjera. Ky bord përfshin përveç Blair, Kushner dhe Witkoff, edhe ministrin e Jashtëm të Turqisë dhe një zyrtar të lartë nga Katari. Zyra e kryeministrit izraelit Netanyahu ka reaguar menjëherë, duke e quajtur këtë bord “në kundërshtim me politikën izraelite”. Reagimet negative kanë ardhur edhe nga opozita izraelite: lideri Yair Lapid e quajti përfshirjen e Turqisë një “dështim të rëndë diplomatik”, ndërsa ministri i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir kërkoi që “ushtria izraelite të rifillojë luftën me forcë të plotë në Rripin e Gazës”.
Në të njëjtën kohë, në Kajro është mbledhur për herë të parë Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), një grup me 15 teknokratë palestinezë që do të funksionojë si qeveri e përkohshme, nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes. Drejtor i përgjithshëm i këtij bordi është emëruar diplomati bullgar Nickolay Mladenov. Kreu i komitetit është Ali Shaath, inxhinier dhe ish-zëvendësministër i Transportit në Autoritetin Palestinez. Por emrat e tjerë nuk janë bërë publikë.
Në mënyrë simbolike për vështirësitë e procesit, vetë Shaath është ndaluar për gjashtë orë nga autoritetet izraelite në pikën kufitare Allenby, teksa udhëtonte nga Bregu Perëndimor në Jordani për të marrë pjesë në takimin e Kajros. Zyrtarë palestinezë e quajtën këtë incident “një përpjekje të qëllimshme për të sabotuar punën e komitetit”.
Vëzhgues arabë kanë shprehur dyshime nëse një komitet me 15 persona mund të qeverisë realisht Rripin e Gazës, sidomos kur Izraeli nuk lejon përfshirjen e punonjësve të lidhur me Hamasin, por as të atyre të Autoritetit Palestinez.
Shaath, në komentet e tij të para publike si kryetar i NCAG, ka deklaruar se vetëm pastrimi i rrënojave në Gaza mund të zgjasë deri në tre vjet, ndërsa rindërtimi i plotë kërkon të paktën shtatë vjet. Ndërkohë, Izraeli vazhdon të shembë ndërtesa në pjesën e Gazës që ende kontrollon, duke e përkeqësuar situatën.
Në këtë kontekst, as plani i Trump-it dhe as ndonjë tjetër plan nuk mund të sjellë paqe, siguri apo prosperitet në Gazë për aq kohë sa Izraeli kontrollon territorin dhe kundërshton çdo formë të vetëqeverisjes palestineze. /Përshtatur nga “Responsible Statecraft”
* Paul R. Pillar është një akademik dhe veteran me 28 vjet përvojë në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), duke shërbyer nga viti 1977 deri në vitin 2005.
Së pari, ky bord nuk ka asnjë legjitimitet institucional ndërkombëtar si OKB, OSBE apo BE. Nuk është pjesë e OKB-së, NATO-s apo ndonjë strukture tjetër zyrtare që ka mandat për ndërmjetësim apo zbatim vendimesh. Pa mandat dhe pa mekanizma, ai mbetet një forum simbolik pa ndikim real. Është instrument personal i Trumpit, jo politikë shtetërore amerikane. Trumpi përdor shpesh iniciativa personale për kapital politik. Pra, ky bord nuk garanton vazhdimësi, dhe varet nga humori dhe interesi personal i Trumpit. Nëse flitet për pagesë 1 miliard $, nuk ka transparencë, nuk ka kthim investimi, nuk ka rezultate të matshme. Për Shqipërinë, ky është ose shpenzim i pajustifikuar publik ose akt PR për interesa të huaja. Rama ka thënë që nuk do e paguajë këtë shumë parash. Pra, Shqipëria nuk do jetë anëtare e përhershme. Atëherë, për çfarë po vemë atje? Thjeshtë për pjesëmarrje simbolike? Paqja kërkon institucione, jo spektakël. Paqja vjen nga marrëveshje të detyruara, jo nga “klube paqeje”. Ky bord është më afër marketingut politik sesa ndërtimit real të paqes. Për Shqipërinë, “Bordi i Paqes i Trumpit” nuk sjell as siguri, as ndikim, as përfitim ekonomik apo diplomatik. Është një iniciativë simbolike, e politizuar dhe potencialisht e dëmshme për orientimin strategjik të vendit. Së dyti, përfshirja (qoftë edhe si ide), e figurave si Vladimir Putin, Aleksandër Lukashenko apo Kim Jong-un e bën konceptin e “paqes” thellësisht kontradiktor. Këta janë liderë të lidhur drejtpërdrejt me luftëra, represion dhe kërcënime globale. Një bord që u jep hapësirë aktorëve të tillë nuk ndërton paqe, por normalizon autoritarizmin. Së treti, për Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe me orientim të qartë euro-atlantik, ky bord nuk sjell as siguri, as ndikim diplomatik dhe as përfitim ekonomik. Politika e jashtme shqiptare ka më shumë interes të forcojë marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në institucionale, jo me iniciativa personale. Shqipëria nuk ka nevojë për borde simbolike të paqes, por për aleanca reale sigurie.
Ky qelbesira , burre è grua, hajdute, të korruptuar qe vjedhin leket è shqiptareve , duhen zhdukur me gjithe atë qe I ka miq
Te pakten mos u tallni se u bete gazi i botes o Ameriqene me palacot qe kini vene ne krye qe jane jo vetem turpi i Amerikes por i gjithe botes. Pse shoqeria njerezore ka denigruar ne gelboqe e peshtyre ne trotuar!?