
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, pasi një tren është përplasur me një kamion, duke shpërthyer në flakë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e Thurios, në komunën e Corigliano-Rossano (Cosenza). Deri tani raportohet për dy të vdekur dhe disa të plagosur.
Mësohet se kamioni ka qenë duke kaluar në shinat e trenit, kur është përplasur nga një tren me pasagjerë. Viktimat janë drejtuesi i trenit dhe shoferi i kamionit, teksa shumica e pasagjerëve kanë marrë lëndime të lehta.
Nuk dihet se sa pasagjerë ndodheshin brenda trenit. Zjarrfikëset, autoambulanca dhe karabinierët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Lini një Përgjigje