TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2023, 21:31

Pas vizitës në Izrael, Hamasi fton Elon Musk të vizitojë Gazën

Shkruar nga Pamfleti

Pas vizitës në Izrael, Hamasi fton Elon Musk të vizitojë

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka ftuar miliarderin amerikan Elon Musk të vizitojë Rripin e Gazës.

“Ne e ftojmë atë të vizitojë Gazën për të parë masën e masakrave dhe shkatërrimeve të kryera kundër popullit të Gazës, sipas standardeve të objektivitetit dhe besueshmërisë”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan në një konferencë shtypi në Bejrut.

Musk vizitoi dje Kfar Azha, një nga qytetet e sulmuar nga Hamasi më 7 tetor, së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Nga atje, miliarderi që është akuzuar për antisemitizëm doli në mbështetje të Izraelit, duke thënë se një sfidë është të ndalet përfundimisht propaganda që i bind njerëzit të marrin pjesë në luftë.

Pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi duhet shkatërruar, Musk mbështeti këtë vendim duke thënë se “nuk ka zgjidhje tjetër”.

izrael hamas gaza elon musk palestinë

Lini një Përgjigje