TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2023, 19:44

OKB thirrje për furnizim të pandërprerë në Gaza: Ndihmat të pamjaftueshme, mijëra njerëz në mëshirë të fatit

Shkruar nga Pamfleti

OKB thirrje për furnizim të pandërprerë në Gaza:

Popullsia e Gazës, veçanërisht gratë dhe fëmijët, përballen me rrezikun e urisë nëse nuk vazhdojnë furnizimet me ushqime, paralajmëroi sot Programi Botëror i Ushqimit.

Organizata e OKB-së thekson se ka shpërndarë ushqim për 121,161 persona në Gaza që nga e premtja e kaluar, datë në të cilën filloi armëpushimi 4-ditor midis Izraelit dhe Hamasit.

Falë këtij armëpushimi, ekipet tona kanë mundur të operojnë në terren dhe të shkojnë në zona, të cilat ne nuk kemi mundur t’i vizitojmë për një kohë të gjatë. Ajo që ne po shohim është shkatërruese“, tha drejtoresha e Programit të Lindjes së Mesme, Corinne Fleischer në një deklaratë për shtyp.

Sipas Programit Botëror të Ushqimit, ndërsa konflikti hyn në javën e tij të shtatë, ka shumë të ngjarë që popullata e Gazës, veçanërisht gratë dhe fëmijët, të përballen me një rrezik shumë të lartë të urisë nëse programi nuk është në gjendje të sigurojë akses të vazhdueshëm te ushqimi.

Një armëpushim 6-ditor nuk është i mjaftueshëm për të pasur një ndikim të rëndësishëm”, kështu u shpreh Programi Botëror i Ushqimit, teksa bëri thirrje për furnizimin e pandërprerë dhe të rregullt të Gazës me ushqime./SkyNews

gaza ndihma ushimet okb

Lini një Përgjigje