TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2023, 19:26

Hamasi dhe Izraeli bien sërish dakord për të zgjatur armëpushimin

Shkruar nga Pamfleti

Hamasi dhe Izraeli bien sërish dakord për të zgjatur

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për të zgajtur marrëveshjen e armëpushimit me dy ditë, sipas deklaratave të burimeve egjiptiane të sigurisë në gazetën Al-Araby Al-Jadeed dhe të cilat u transmetuan nga media izraelite Haaretz.

Gjithashtu Hamasi lajmëroi se 30 persona do të lirohen nga burgjet izraelite këtë mbrëmje në këmbim të rreth 10 pengjeve.

Lista përbëhet nga 15 gra dhe 15 fëmijë.

“Hamasi u njofton bijve të popullit tonë palestinez që po lufton, listën e të burgosurve meshkuj dhe femra të përfshirë në lirimin e sotëm, të martën, ditën e pestë të marrëveshjes së shkëmbimit”, thuhet në një deklaratë.

Pengjet izraelite u liruan rreth orës 18 por ende nuk ka një informacion se në cilën orë do të lirohen të burgosurit palestinezë.

hamasi gaza izraeli marrëveshje

Lini një Përgjigje