TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Janar 2025, 19:07

80 vjet nga çlirimi i kampit të Aushvic-it, Papa Françeku: Tmerret e Holokaustit nuk duhet të harrohen!

Shkruar nga Pamfleti

80 vjet nga çlirimi i kampit të Aushvic-it, Papa Françeku:

Papa Françesku tha se tmerri i shfarosjes së miliona hebrenjve dhe njerëzve të besimeve të tjera nuk duhet të harrohen. Prag 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist të përqendrimit Aushvic, Papa Françesku tha se Holokausti nuk duhet harruar kurrë.

“Tmerri i shfarosjes së miliona hebrenjve dhe njerëzve të besimeve të tjera në ato vite nuk mund të harrohet dhe as të mohohet”, u tha ai sot besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Më 27 janar 1945, ushtarët sovjetikë çliruan kampin gjerman të përqendrimit dhe shfarosjes në Poloninë e pushtuar nga nazistët.

Delegacione nga më shumë se 40 vende pritet të marrin pjesë në ceremoninë kryesore në memorialin në vendin e ish-kampit.

Nazistët deportuan rreth 1,3 milionë njerëz në kamp. Përafërsisht 1,1 milion u vranë, duke përfshirë rreth një milion hebrenj evropianë.

Papa Françesku tha se përvjetori ishte një kujtesë se ndërtimi i një bote më vëllazërore dhe më të drejtë duhet të mbetet një prioritet. Ai u shpreh gjithashtu se të rinjtë duhet të mësohen të kenë një zemër të hapur për të gjithë.

Lini një Përgjigje